Chelsea do t'i fillojë bisedimet me sulmuesin e ri shqiptar Armando Broja për një marrëveshje të re mbi rinovimin e kontratës pasi trajneri Thomas Tuchel planifikon ta përfshijë në skuadrën e parë për sezonin e ri 2021/22.
I talentuari Broja e ka kaluar sezonin e fundit në si i huazuar te Vitesse ku në 36 paraqitje ka realizuar 11 gola duke e ndihmuar klubin të renditet në vendin e katërt në Eredevise, përcjellë KosovaPress.
Sipas "Sky Sport", Armando Broja ka bërë mjaftueshëm për ta bindur trajnerin Thomas Tuchel që ai të jetë pjesë e skuadrës së parë për edicionin e ri.
Broja ishte debutuar me Chelsean në marsin e vitit 2020 në fitoren 4:0 ndaj Evertonin nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard. Ai po ashtu është bërë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe për shërbimet e tij ka interes nga disa klube të mëdha evropiane.