Alexander-Arnold do mungojë 4 deri në 6 javë, mbetet jashtë “Euro 2020”

Futboll

Alexander-Arnold do mungojë 4 deri në 6 javë, mbetet jashtë “Euro 2020”

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:22
Trent Alexander-Arnold

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold do ta humbasë Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Sipas mediave angleze, mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Austrisë në miqësore.

Arnold doli nga loja shkaku i lëndimit dhe nuk dihej sesa serioz ishte, edhe selektori, Gareth Southgate shpresoi që lëndimi të mos jetë serioz.

Por, më e keqja ka ka ndodhur, Alexander-Arnold do ta humb “Euro 2020”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat