Kombëtarja e Zvicrës është në formë jashtëzakonisht të mirë, pas fitores me rezultat 2:1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot e fituan edhe miqësoren tjetër dhe me rezultat bindës 7:0 kundër Liechtensteinin.
Ndeshja u luajt në stadiumin “Kybunpark” në St. Gallen.
Zviceranët treguan lojë shumë të mirë dhe e demoluan me lojë e rezultat rivalin.
Futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi u paraqitën standardë, ndërsa Granit Xhaka u aktivizua nga minuta e 46-të. Shaqiri dhe Mehmedi u zëvendësuan në minutën e 46-të.
Golat i shënuan: Gavranoviç (19', 75’ e 79), Fassnacht (46' e 70'), Frick (57'-autogol), Fernandes (85’).