Kombëtarja Shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet në prag të sfidës ndaj Uellsit.
Në seancën e radhës stërvitore situata paraqitet e qetë për teknikun Edy Reja, teksa i gjithë grupi i lojtarëve të grumbulluar është në dispozicion të trajnerit italian.
Për shkak të COVID-19, asnjë prej lojtarëve ose pjesëtarëve të stafit nuk lejohet të lëvizë nga hoteli ku qëndron i grumbulluar grupi i kuqezinjve.
Pas seancës stërvitore, i gjithë stafi i Kombëtares do të kryejë testet për COVID-19 përpara ndeshjes ndaj Uellsit. Për kuqezinjtë kjo është seanca e parafundit stërvitore, teksa më së shumti ka qenë një stërvitje taktike si dhe është zhvilluar gjithashtu dhe një ndeshje brenda grupit. Stërvitja e skuadrës u zhvillua në stadiumin e Cardiffit, aty dhe ku do të luhet ndeshja ndaj Uellsit.
Lojtarët paraqiten ne formë, teksa menjëherë pas këtij takimi, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të përgatitet për ndeshjen tjetër miqësore të programuar ndaj Republikës Çeke.