Njëri prej futbollistëve më të mirë të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, nuk do të mund t’i bashkohet përfaqësueses A të vendit, pasi ka dalë pozitiv në testin e dytë për Covid-19.
Shkupjani është në karantinë në hotelin “Hillton” dhe nuk ka asnjë kontakt me anëtarë tjerë të përfaqësueses.
Ndryshe përfaqësuesja e vendit të martën udhëton për në Bukuresht, ndërsa 5 ditë më vonë luan ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian kundër Austrisë.
Para nisjes së përfaqësueses A për në Bukuresht, Bardhi sërish do të bëjë testin për Covid-19, ndërsa nëse i njejti del negativ, atëherë shkupjani do të udhëtojë me bashkë me lojtarët e tjerë dhe stafin teknik.