Liverpooli parakalon Unitedin në garën për transferimin e Raphinhas

Futboll

Liverpooli parakalon Unitedin në garën për transferimin e Raphinhas

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 08:44
Raphinha

Liverpooli thuhet se ka kaluar në krye të radhës për të nënshkruar me anësorin sulmues të Leeds Unitedit, Raphinha.

24-vjeçari fitoi shumë vlerësime pas sezonit të tij të parë në Ligën Premier me ekipin e sapo promovuar të drejtuar nga trajneri Marcelo Bielsa.

Ndeshjet e tij të mira dhe shkëlqimi bënë që dy klubet rivale, Manchester United dhe Manchester City të duan nënshkrimin e yllit krijues.

Sidoqoftë, mediumi britanik The Express tani raporton se Liverpooli ka shansin më të mirë për të nënshkruar me Raphinha për rreth 35 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat