Kombëtarja e Kosovës sot do të zhvillojë miqësoren e dytë, pas asaj kundër San Marinos në Prishtinë. Kosova sonte do të përballet me Maltën në Austri.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në Austri.
Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar tri fitore ndaj San Marinos, Lituanisë dhe Moldavisë, derisa është mposhtur nga Suedia dhe Spanja.
Kurse, Malta ka pësuar tri humbje nga Irlanda e Veriut, Kroacia dhe Rusia, derisa ka barazuar me Sllovakinë dhe Ishujt Faroe.
Në përballjet direkte, Kosova e ka mposhtur dy herë Maltën.
Sikur ndaj San Marinos, edhe sot, përzgjedhësi Bernard Challandes pritet t’ua jap rastin futbollistëve të rinj ta tregojnë potencialin e tyre.
Ndryshe, këtë muaj, Kosova i zhvillon edhe dy ndeshje miqësore – ndaj Guinesë dhe Gambinë.
“Dardanët” ndeshjen me San Marinon e fituan me rezultat 4:1.