Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, mendjen e ka të Evropa.
Ata të hënën e javës së ardhshme i fillojnë përgatitjet për garat evropiane përkatësisht Conference League.
“Të hënën skuadra e Llapit fillon përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare.
Pas një pushimi pothuajse 2 javor nga mbyllja e kampionatit, të hënën më 7 qershor skuadra grumbullohet në stadiumin "Zahir Pajaziti"
Skuadra do stërvis në Podujevë deri më 15 qershor, para se të ndërroj ambient dhe sipas gjitha gjasave, Ohri do të jetë destinacioni i grumbullimit 10 ditor deri më 25 qershor.
Më 15 qershor skuadra e Llapit e mëson kundërshtarin e raundit të parë të kualifikimeve për UEFA Conference League”, njofton KF Llapi.