Kombëtarja U21 e Shqipërisë sonte fillon ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2023.
“Kuqezinjtë”, të udhëhequr nga Alban Bushi, luajnë në udhëtim tek Andorra.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00 në “Estadio Nacional”.
Kujtojmë se Shqipëria U21 ndodhet në Grupin G, aty ku bën pjesë edhe Kosova.
Pjesë e këtij grupi gjithashtu janë edhe Sllovenia, Anglia e Çekia.