Sulmuesi i Vllaznisë largohet nga Shkodra

Futboll

Sulmuesi i Vllaznisë largohet nga Shkodra

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:28
Sulmuesi i Vllaznisë largohet nga Shkodra

Sulmuesi i Vllaznisë largohet nga Shkodra, “divorci” është afër!

Salim Cise mund të mos jetë më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Futbollisti i ardhur në mesin e sezonit te Vllaznia nuk la ndonjë shije të mirë, gjithsesi klubi ende nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të ardhmen e tij.

Në këto ditë pushimi, sulmuesi është larguar nga Shkodra, madje edhe nga Shqipëria.

Por, ajo që nuk dihet është rikthimi i tij te Vllaznia. Me shumë gjasa, ai mund të jetë largimi i parë nga skuadra, pavarësisht se kontrata e tij është aktive edhe për gjashtë mujorin tjetër, që përkon me pjesën e parë të sezonit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat