Argjentina luajti mbrëmjen e djeshme bdeshjenne vlefshme për kualifikueset e Katar 2022, ndaj Kilit. Takimi përfundoi në barazim 1-1, por për Mesin me shokë ajo ishte e veçantë.
Kjo sepse ishte hera e parë që kombëtarja zbriste në fushë pas vdekjes së legjendës Diego Armando Maradona në datë 25 nëntor.
Kështu, para sfidës, kombëtarja zbuloi një statujë në nder të Maradonës, ndërsa në gjoks fanellat kishin foton e legjendës.
Gjithsesi, pengu i vetëm për skuadrën mund të jetë fakti se nuk ia dolën të fitonin ndeshjen, megjithatë gjesti dhe mendimi ishin për t’u vlerësuar pasi bëhet fjalë për Maradonën, një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit botëror.