Mërgim Berisha e ka siguruar kalimin në finale të Kampionatit Evropian për U21 me Gjermaninë, pasi mposhti Holandën me rezultat 2-1.
Berisha pati paraqitje mbresëlënëse, por të pafat, pasi qëlloi tri herë shtyllën, duke mos arritur të shënonte gol.
Florian Wirtz i realizoi të dyja golat për skuadrën gjermane, që në fillim.
Në pjesën e dytë, holandezët ngushtuan epërsinë me mbrojtësin e Ajaxit, Perr Schuurs, por kjo ishte e tëra.
Berisha shtyllat i qëlloi në minutën e 20-të, dhe dy tjerat brenda një aksioni në minutën e 60-të.
Ai u zëvendësua në minutën e 84-të.