Klubi i futbollit Prishtina konfirmon lajmin e hidhur, vdes tifozi më i zjarrtë i kësaj skuadre.
Ky lajm ka shokuar kampionin e ri por edhe tërë komunitetin sportiv.
“Ka ndërruar jetë njëri prej adhuruesve më aktiv të skuadrës në 30 vitet e fundit, Sadat Ramadani.
Vetëm 46 vjeç dhe nuk ka tifoz, sidomos të pas luftës, por edhe të para luftës kur futbolli luhej nëpër djerrina, e që Sadatin mos ta kenë takuar në tribuna, brenda apo jashtë në udhëtime.
Lusim familjen të pranojë ngushëllimet tona më të sinqerta në këto momente të vështira për ta!
Sadatin nuk do ta harrojmë asnjëherë, do ta përkujtojmë përherë!”, njofton KF Prishtina.