Një javë plot ngjarje, ajo e Antonio Rudiger. Mbrojtësi i Chelsea, i freskët nga fitorja e bujshme në finalen e Champions-it më 29 maj, postoi në profilin e tij në Instagram një foto të vetën me djalin e dytë, të porsalindur.
“Trofeu im më i madh”, – shkroi ish-lojtari i Romës përkrah fotos. Urimet për të nuk munguan nga e gjithë bota e futbollit, madje edhe nga bota romake, me të cilën Rudiger shpesh dëshmon se është i lidhur.
Ish-kapiteni Daniele De Rossi komentoi me “zemër”, ndërsa Edin Dzeko, i cili së bashku me mbrojtësin luajti sezonin e tij më të mirë te Roma, shkroi: “Urime Brateee”. Ish-shoku i tij, Nainggolan, gjithashtu komentoi:
“Jam shumë i lumtur për ty, vëlla”. Në listën e VIPA-ave që e uruan me komente në Instagram ishin edhe Pedro, Kevin Prince Boateng, Cesc Fabregas, Marco Van Ginkel, Cesar Azpilicueta dhe Didier Drogba. Ky i fundit shkroi: “Më shumë se një Champions, urime!”.