Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, mbrëmë ka qenë gjyqtar anësor në përballjen e gjysmëfinales së Kampionatin Evropian, mes Holandës U-21 dhe Gjermanisë U-21.
Zogaj është gjyqtari i vetëm shqiptar që referon në nivele më të larta.
“Rruga është qëllimi.
Ishte një vit me sfida të mëdha, por ne ia dolëm”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në faceook.
Gjermanët shënuan fitore me rezultat 2.1 dhe kualifikohen në finalen e madhe.