Eric Maxim Choupo-Moting ka vazhduar kontratën me Bayern Munichin.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
“Bavarezët” kanë njoftuar se 32-vjeçari ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2023.
Reprezentuesi kamerunas iu bashkua kampionit gjerman si lojtar i lirë në vitin e kaluar.
Në sezonin e fundit, Choupo-Moting regjistroi 32 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi 9 gola.