Kryetrajneri i klubit të futbollit Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, beson e shpreson se do të ndërtojë një ekip të fortë për garat evropiane.
Ai beson me fondin që ka aktualisht dhe me përforcimet e reja, do të janë ekip jashtëzakonisht e mirë për garat kualifikueset Conference League.
Fituesi i Kupës së Kosovës, të hënën fillon përgatitjet për Evropë.
“Ne tashmë e kemi kokën akull sepse jemi në Evropë dhe po përgatitemi me hapa të sigurtë.
Jemi një skuadër shumë solide dhe pse mos ta marrim model klubin shqiptar si KF Shkëndija e Tetovës”, shpreh optimizmin Batatina.