Sulmuesi ka folur për eksperiencën e tij tek Inter dhe për transferimin e tij te zikaltrit.
“Ausilio ka ardhur të më takojë në Buenos Aires, unë e pyeta menjëherë nëse fanella me numrin 10 ishte e lirë. Më lajmëruan, më thanë se e kishin veshur lojtarë si Baggio, Ronaldo, Sneijder. Por unë këmbëngula.
Për mua ishte si një sfidë, kam nënshkruar dhe e kam bërë fotografinë me numrin 10”, ka thënë Lautaro.
Në lidhje me sezonin e parë tek Inter:
“E dija se duhej të kaloja një periudhë përshtatjeje, por nuk mendoja se do të ishte aq e vështirë. Pas tre muajsh doja të largohesha nga Inter, nuk duroja dot më. “Po çmendesha, merrja makinën dhe dilja vetëm”.
El Toro ka folur edhe për Icardi-n:
“Më ka ndihmuar shumë, gjërat janë përmirësuar. Kam luajtur më shumë në sezonin e dytë dhe më pas kam fituar titullin. Jam i lumtur”.