Anglia është në alarm nga lëndimet e njëpasnjëshme të lojtarëve.
Pas lëndimit të Trent Alexander-Arnold, i cili u largua nga grumbullimi pas një tërheqje muskulore në kofshë, Gareth Southgate do të duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire.
Kapiteni i Liverpool do të humbasë me siguri debutimin në Kampionatin Evropian kundër Kroacisë në “Wembley”.
Shanset për shërimin e tij të plotë janë shumë të vogla. Gjithashtu edhe mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është në rrezik për tu paraqitur me “Tre Luanët”, pasi akoma nuk i ka kaluar dëmtimin e tij në kyçin e këmbës.