Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë.
Një nga protagonistët mund të jetë edhe Jerome Boateng, mbrojtësi gjerman që do të largohet nga Bayern Munich pas skadencës së kontratës në fund të qershorit.
“Nuk e di akoma se ku do të shkoj, por i kam idetë e qarta”, ka thënë Boateng në një intervistë të dhënë për revistën e kampionëve të Gjermanisë.
“Kam luajtur shumë mirë në sezonin e kaluar, nuk kam humbur asnjë ndeshje për shkak dëmtimi. Në gjendjen time aktuale mund të luaj për 2-3 vite të tjera”, ka shtuar Boateng.
Domethënë, gjermanin e pret një tjetër aventurë në majat e futbollit europian.
Kontrata e tij me Bayern do të skadojë më 30 qershor dhe 32-vjeçari do të mund të transferohet te çdo klub tjetër me kosto zero.