Serie A ndryshon sërish: Ndeshjet e kampionatit ndahen nga njëra-tjetra. Tifozët skeptikë

Futboll

Serie A ndryshon sërish: Ndeshjet e kampionatit ndahen nga njëra-tjetra. Tifozët skeptikë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:15
Serie A

Seria A ndryshon sërish dhe ndoshta mërzit pak tifozët. Duket sikur do të jetë përralla “Na ishte njëherë e një kohë kampionati i Serie A”…

Ai i cili luhej vetëm të dielën pasdite, me ndeshjet e raundit javor të gjitha të planifikuara në të njëjtën kohë.

Një kujtim i largët dhe romantik, duke pasur parasysh që nevojat televizive kanë ndryshuar këtë trend për disa kohë.

Në funksion të sezonit të ardhshëm, çështja e kohës së ndeshjeve do të revolucionarizohet edhe më shumë. Në fakt, po shqyrtohet mundësia e një kampionati totalisht të përçarë si puzzle.

Do të thotë, hjetë kohë të ndryshme për dhjetë ndeshjet e Serie A të fundjavës.

Ideja do të ishte nisur nga transmetuesi DAZN, i cili siguroi të drejtat ekskluzive të transmetimit të ligës së lartë italiane për periudhën tre-vjeçare 2021-2024. Motivimi është të kufizohen ndërprerjet e mundshme të trafikut në rrjet, të cilat përndryshe mund të vuajnë në rastet e mbingarkesës së njëkohshme të lidhjes.

Fundjava tipike për Serinë A 2021-2022 duhet të formulohet kështu. Fillon të shtunën me katër ndeshje: në 14:30, në 16:30, 18:30 dhe herët në mbrëmje në 20:45.

Nga ana tjetër, ka pesë ndeshje të dielën: drekë-ndeshje në 12.30, pastaj përsëri në 14.30, 16.30, 18.30 dhe shtyrje në 20.45.

Në fund, një sfidë të hënën në mbrëmje, përsëri në orën 20:45.

Kjo zgjidhje do të adresohet dhe votohet në asamblenë e Lega të planifikuar për të hënën e ardhshme.

Një opsion që mund të zemërojë tifozët më nostalgjikë, ata që e duan bashkëkohësinë e shumicës së ndeshjeve. Por kjo gjithashtu do t’u jepte tifozëve mundësinë të ndjekin të gjitha ndeshjet e kampionatit…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat