Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Kazakistanit.
Miqësore e mirëseardhur për Maqedoninë, për të pa formën para Kampionatit Evropian 2020, që fillon me 11 qershor.
Shqiptari Ezgjan Alioski shënoi nga penalltia.
Golat u shënuan nga Alioski (35'-nga penalltia), Triçkovski (57'), Ristovski (74') e Churlinov (76').
Futbollistët shqiptarë, Visar Musliu e Ezgjan Alioski, luajtën tërë takimin dhe Egzon Bejtullai nga minuta e 81-të.