Kosova shënoi fitore ndaj Maltës në ndeshje miqësore me rezultat 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në Austri.
Ishin dy golat e Milot Rashicës që ia dhanë fitoren “Dardanëve”.
Ndër lojtarët që shkëlqyen sot ishte Blendi Idrizi që dominoi në mesfushë.
Pas ndeshjes ai tha se të gjithë futbollistët e dhanë maksimumin sot.
“Nuk besoj se na mungoi shpirti luftarak, nganjëherë është fati në pyetje. Miloti kishte disa raste në pjesën e parë, andaj nuk besoj se ishte në pyetje shpirti sepse të gjithë e kanë dhënë maksimumin nga vetja”, u shpreh Idrizi.
Idrizin e lavdëroi shumë edhe trajneri Challandes, që tha se ai është fituesi nga ky grumbullim.