Spanja dhe Portugalia u ndanë në paqe (0:0) në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Wanda Metropolitano" në Madrid.
Kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, bëri lojë të mirë në Madrid dhe doli i pamposhtur.
Spanja me Moratën nuk arritën të shënojnë gol as Portugalia me Ronaldon.
Një miqësore e mirëseardhur për të dy kombëtaret në prag të Kampionatit Evropian.