Antonio Conte ditët e fundit është i lidhur me një kalim në Premier League tek Tottenham Hotspur, por sipas mediave italiane dhe britanike duket se italiani i ka jep fund spekulimeve rreth kësaj mundësie.
Sipas Sky Sport Italia, Antonio Conte është i gatshëm të refuzojë Tottenham Hotspur,ndërsa ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici ka rënë dakord për kushtet.
Sidoqoftë, raportet e sotme tregojnë se Conte ka gjithnjë e më shumë dyshime në projektin e Spurs, kështu që ish-trajneri i Interit do të kërkojë opcione të tjera për të ardhmen e tij, raporton Skysportitalia.
Por situata qëndron ndryshe me Paraticin i cili është afër nënshkrimit tek Tottenham Hotspur.
Paratici kishte qenë në Juventus për 11 vjet.