Presidenti i City-t: Jam i penduar. Ishte një gabim…

Futboll

Presidenti i City-t: Jam i penduar. Ishte një gabim…

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 01:05
Khaldoon Al Mubarak

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve”.

Khaldoon Al Mubarak, presidente del Manchester City, është kthyer të flasë për çështjen e Super League në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubi anglez:

“Ka qenë një gabim, mendoj se duhet të kishim vendosur nga fillimi që të mos merrnim pjesë në këtë projekt. Jam plotësisht i penduar. Nuk ka qenë një vendim i lehtë”, ka shtuar Mubarak.

“Megjithatë, sapo e kemi kuptuar se kemi bërë një gabim kemi dalë menjëherë. Nuk do t’i mbroj arsyet që na kanë shtyrë të bëhemi pjesë e projektit. Në fund, kam vendosur unë dhe marr përgjegjësi të plotë, ka qenë një gabim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat