Goditje surprizë nga Inter, do të shitet Lautaro-n për t’i bërë vend mikut të Lukaku-t

Futboll

Goditje surprizë nga Inter, do të shitet Lautaro-n për t’i bërë vend mikut të Lukaku-t

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 08:54
Lukaku

Mund të ketë një revolucion të vërtetë në shtëpinë e Inter-it.

Bashkë me Hakimin mund të largohet edhe Lautaro Martinez. Atletico Madrid e do me çdo kusht sulmuesin argjentinas dhe është gati të ofrojë 80 milionë euro për ta siguruar.

Me sakrificat e Hakimi-t dhe Lautaro-s, Zhang do të sistemonte bilancin dhe të ndërtonte ekipin e së ardhmes rreth Lukaku-t.

Pikërisht sulmuesi belg, i cili ka siguruar se nuk ka ndërmend të largohet nga Milano, i ka kërkuar klubit që të marrë Memphis Depay, holandezi 27-vjeçar.

Kontrata e Depay me Lyon skadon në fund të qershorit dhe do të shkonte te zikaltrit me kosto zero.

Sipas SportMediaset, Lukaku e ka vënë në kontakt Marotta-n me mikun e tij të cilit i ka dedikuar edhe golin e realizuar kundër Genoa-s në dhjetorin e 2019-ës pas dëmtimit serioz të pësuar nga Depay.

Kjo do të ishte një goditje surprizë dhe një “vjedhje” nga ana e kampionëve të Italisë, duke parë se holandezi jepet prej disa ditësh shumë afër Barcelona-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat