Uellsi do të përfundojë sot ndeshjet miqësore para Evropianit 2020, ku sot si vendas në stadiumin “Cardiff City”, do të zhvillojë ndeshje kundër Kombëtares së Shqipërisë.
Shqipëria nuk do të jetë prezentë në Kampionatin Evropian 2020, kurse në këtë miqësore rikthehet nga fitorja 2:0 kundër San Marinos, ndërsa Kombëtarja e Uellsit rikthehet nga humbja 3:0 kundër Francës.
Të dy kombëtaret janë përballur tre herë mes vete, ku një fitore ka Shqipëria, një Uellsi dhe një herë kanë ndarë pikët e barabarta, përcjell KosovaPress.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Shqipëria ka formë më të mirë, ku kanë pesë fitore dhe një humbje, në krahasim me Uellsin që ka katër fitore dhe dy humbje.
Pavarësisht që ndeshja është miqësore, të dy kombëtaret do të hynë në këtë ndeshje me synim për të fituar, dhe formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Uellsi (4-3-3): Ward; Roberts, Rodon, Mepham, Davies; Morrell, Allen, Ramsey; H Wilson, Bale, James
Shqipëria (3-5-2): Sherri; Ajeti, Djimsiti, Veseli; Laci, Abrashi, Ramadani, Bare, Lenjani; Manaj, Cikalleshi
18:00 Uellsi – Shqipëria (Stadiumi Cardiff City)