Vllaznia nis merkaton me një mbrojtës të talentuar!
Vllaznia nis zyrtarisht merkaton me një afrim për prespektivën. Klubi shkodran ka rikthyer në gjirin e saj mbrojtësin Egzon Shimaj i cili ka dalë pikërisht nga akademia e Vllaznisë, por në 2 sezonet e fundit është aktivizuar me Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë.
Njoftimi i Klubit:
Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futbollistin 20 vjeçar Egzon Shimaj. Ai është produkt i Akademisë Vllaznia ku është shpallur kampion me U-19 duke luajtur në kompeticionin europian të Uefa Youth League. Shimaj rikthehet tek Vllaznia pas një eksperience 2-vjeçare me Besën e Kavajës.
Ndërkohë mbrojtësi shkodran ka qënë edhe pjesë sistematike e kombëtareve të moshave U-17, U-19, U-20 . Me këtë rikthim Vllaznia synon të adresojë një vëmendje të shtuar për të rinjtë shkodranë për t’ i dhënë besimin e duhur në arritjen e sukseseve të mëtejshme!