Ditën e sotme në futbollin shqiptar do të luhen dy ndeshje Play-Out që do të përcaktojnë kategorinë në të cilin ekipet do të luajnë sezonin e ardhshëm. Kështu, një vend në Kategorinë e Parë e lufton Oriku me Butrintin.
Ndeshja do të zhvillohet në Selman Stermasi, teksa Butrinti që vjen nga e dyta, kërkon të vazhdojë ngjitjen e saj.
Nga ana tjetër, luhet edhe ndeshja mes Memaliajt dhe Osumit.
Në këtë rast, fituesi do të sigurojë pjesëmarrjen në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm, teksa kho sfidë do të zhvillohet në stadiumin e Lushnjes, Roza Haxhiu.
Ndeshjet:
16:00 Oriku-Butrinti
16:00 Memaliaj-Osumi