Allegri “urdhëron” dy rikthime, Juventus në aksion për dy super mesfushorë

Futboll

Allegri “urdhëron” dy rikthime, Juventus në aksion për dy super mesfushorë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 13:36
Massimiliano Allegri

Rikthimi i Massimiliano Allegri te Juventusi mund të pasohet në rikthime të tjera, këtë herë në lojtarë.

Miralem Pjanic nuk është në planet e Barcelonës dhe mund të largohet, me bardhezinjtë, që mund ta sigurojnë me parametra zero.

Allegri e pëlqen shumë yllin e Bosnjes dhe i ka kërkuar drejtuesve ta shqyrtojnë rikthimin e ballkanasit. Një tjetër dëshirë e trajnerit është Paul Pogba. Mesfushorit i skadon kontrata në verën e vitit të 2022 dhe në të tilla kushte rikthimi në Torino është mundësi.

Juventus është e sigurt se do e provojë, duke shfrytëzuar dhe marrëdhënien e mirë me agjentin e francezit, Mino Raiola. Juve është në kërkim edhe të një qendërsulmuesi dhe kandidaturat janë Mauro Icardi dhe Arek Milik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat