Nuk do jetë pjesë e Europianit

Futboll

Nuk do jetë pjesë e Europianit

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:25
Nuk do jetë pjesë e Europianit

Virxhil van Dajk do të jetë një nga yjet më të mëdhenj që do t’i mungojë “Europianit 2020”, por mbi të gjitha Kombëtares së Holandës. Kapiteni i “Tulipanëve” pati sezonin më të pafat të karrierës, duke u dëmtuar në fillim të kampionatit anglez, por edhe pse ka rikuperuar nga dëmtimi, fakti që ka qëndruar 7 muaj jashtë fushave, e bënte shumë të rrezikshëm rikthimin, pasi një tjetër dëmtim i radhës mund t’i vinte në dëmtim edhe karrierën.

Gjithsesi, Van Dajk ka dashur që t’i qëndrojë pranë kombëtares dhe dje i është bashkuar trajnerit Frenk de Bur dhe shokëve të tij në qendrën stërvitore, për t’i dhënë ndoshta zemër në pritje të fillimit të këtij kompeticioni. 29-vjeçari është parë shumë i afërt sidomos me repar tin e mbrojtjes, ku nuk ngurroi që të ndalej me dy shtyllat e tjera të prapavijës, Stefan de Vraj e Matajs de Ligt për të ndarë disa diskutime taktike.

Në të njëjtën kohë, ai ka ndjekur edhe seancën e djeshme përkrah trajnerit De Bur dhe stafit të tij, ndonëse pamja e mbrojtësit të Liverpulit fliste qartë, siç tha edhe ai përpara kamerave në fund të stërvitjes: “Të dhemb shumë që të mos jesh pjesë e kombëtares, qoftë edhe në një miqësore, jo më në pritje të një Europiani.

Por, unë kam besim te trajneri dhe te shokët e mi. Ndonëse nuk do të mund të jem në fushë, unë do të jem ultrasi i parë, pasi nuk do të mungoj në asnjë ndeshje pranë tyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat