“Blaugranët” në kërkim të një mbrojtësi të majtë.
Gjiganti katalunas Barcelona thuhet se është e interesuar në mbrojtësin e krahut të majtë të Valencias Jose Gaya, raporton “Mundo Deportivo”.
Mbrojtësi spanjoll ka ndalur bisedimet rreth një kontrate të re me klubin e tij aktual, dhe spekulohet se do të dëgjojë edhe oferta nga klubet rivale.
Situata me probleme financiare te skuadra e Valencias do të thotë që “Los Che”, është e detyruar që të shes disa nga lojtarët kryesor këtë verë për të ngritur buxhetin, dhe mund ta shesin Gayan nëse skuadrat e interesuara japin shumën e duhur për të.
Sezonin që lamë pas, Gaya ka bërë 33 paraqitje në La Ligan spanjolle, ku ka arritur të shënojë një gol dhe të asistojë në shtatë sosh për skuadrën e Valencias.