Vushtrria dikur ishte ndër skuadrat më të mira të Superligës së Kosovës, por gjatë sezonit të fundit nuk arriti të siguronte një vend as në Ligën e Parë.
Ish-kampioni i Kosovës në edicionin 2021/22 do të garojë në Ligën e Dytë.
Për të filluar ndryshimet nga brenda, sot është mbledhur kuvendi i klubit, ku me vota unanime u shkarkua Bajrush Kajtazi.
Në krye të klubit është zgjedhur Agim Maloku, ndërsa anëtarët e kryesisë janë: Adnan Lahu, Enver Halimi, Naser Imeri, Zeqir Zeneli.
Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:
Ashtu siq ishte e paraparë, sot është mbledhur kuvendi i klubit, ku me vota unanime është shkarkuar Bajrush Kajtazi!
Ndërsa gjatë rendit të ditës është votuar kryesia e re, ku në krye të klubit është zgjedhur Agim Maloku, dhe me antaret e saj nga Adnan Lahu, Enver Halimi, Naser Imeri, Zeqir Zeneli!
NE UROJMË SUKSESE! DHE QE SA ME SHPEJT KLUBI TE KTHEHET NE LAVDIN SIQ KISHTE DIKUR!.