Inter ndjek me interes situatën e Emersion Palmierit

Futboll

Inter ndjek me interes situatën e Emersion Palmierit

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:03
Inter ndjek me interes situatën e Emersion Palmierit

Inter ndjek me interes situatën e Emersion Palmierit.

Zikaltërit e dinë se në garë për të është dhe Napoli i Spalletit por gjithashtu te Interi e dinë se kanë në krahun e tyre preferencën e lojtarit të cilit do ti garantojnë për katër vjet të njëjtën pagë që merr aktualisht te Chelsea, 3.5 milionë euro në sezon.

Lojtarit i skadon kontrata me blutë në vitin 2022, dhe Intere e ka individualizuar Emerson si lojtarin me të cilin duhet përforcuar krahu i majtë, por bisedimet me Chelsean nuk do të jenë të lehtë, kjo pasi shumë prej 20 milionë eurosh që kërkojnë anglezët është tepër e lartë për arkat zikaltër. Interi nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 10 milionë euro, dhe as nuk mund ta bëjë duke qenë se i duhet ta mbylle pozitivisht blancin e merkatos në 30 gusht. Në këtë logjikë, drejtuesit zikaltër planifikojnë ta bëjnë lëvizjen e tyre në drejtim të Chelseat pas Europianit.

Ndërkohë do të jetë shitur Hakimi. PSG mbetet në sfond, mbetet për tu kuptuar se cila do të jetë shifra përfundimtare e operacionit që do ti garantojë klubit një pjesë të mirë të të ardhurave për sezonin e ardhshëm. 8 milionë të tjera do të vijnë nga Sportingu për Joao Mario.

Hakimi do të mbetet e vetmja shitje e madhe e Interit. Kjo pasi edhe pse Atletiko e Madridit vazhdon ti dërgojë mesazhe Lautaro Martinez, zikaltërit kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga argjentinasi dhe nuk e konsiderojnë në merkato.

Vetëm ndonjë shifër prej rreth 90 milionë eurosh, mund ti fusë në mëdyshje, por gjithsesi në takimet që janë bërë me trajnerin e ri Simone Inzaghin për merkaton, nuk është parashikuar shitja e Lautaros. Në sulm i vetmi përforcim do të jetë një sulmues i katërt që do të zërë vendin e Pinamontit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat