Luis Enrique kërkon më shumë saktësi përpara portës kundërshtare nga Spanja e tij dhe thotë se duhet të përmirësohen në qarkullimin e topit. Trajneri i Spanjës vlerësoi maksimalisht edhe mbrojtësit, por nuk donte të jepte mesazhe se cilët janë lojtarët titullarë.
NDESHJA – “Më pëlqeu mënyra se si luajtën të gjithë, fakti që luftuan dhe bëmë shumë gjëra pozitive. Rezultati i ndeshjes është ai që më pëlqeu më pak”.
PORTUGALIA – “Ata janë kampionët e Europës dhe kampionët e Ligës së Kombeve. Çfarë mund të prisnim më shumë nga kjo ndeshje?”
UNAI SIMON – “Nuk kishte asnjë mesazh në këtë çështje. Unë do t’i aktivizoj lojtarët që mendoj se janë më të mirët për momentin. Mesazhet unë i jap me fjalë dhe nuk kam nevojë që t’i bëj me veprime”.
SANÇEZ – “Ishte ideja që të debutonte portieri Sançez, por ka kohë për këtë”.
MBROJTJA – “Më pëlqyen shumë dhe bënë ndeshje fantastike. Fakti që luajnë të dy me këmbën e majtë nuk ndikoi. E nxorën topin mjaft mirë. Nuk është normale që të luajnë dy mbrojtës me këmbën e majtë në qendër, por unë kam luajtur edhe me dy të djathtë dhe e di çfarë mund të luaj edhe me ta”.
TITULLARË – “Ndoshta mund të jenë ata, ndoshta mund të mos jenë”.
PEDRI – “Është lojtar fantastik. Ka numra të shkëlqyer në aspektin fizik. Ai luajti në pjesën e dytë, por për të nuk kemi asnjë dyshim”.