Trajneri portugez Serxho Konseisao u bë figura kryesore e merkatos të trajnerëve në Europë duke e kontaktuar nga disa ekipe si Napoli, Roma dhe Atletiko Madrid.
Por Konseisao i heshti të gjithë teksa pranoi të rinovojë për Porton dhe për tre sezone e ardhshme duke dalë nga objektivi i shumë skuadrave.
Presidenti i Portos, Pino Da Kosta nuk i ka kursyer ironitë për të ardhmen e trajnerit të tij duke u shprehur se nuk e dinte nëse Konseisao kishte nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër apo kishte rinovuar me Porton.
“Jam shumë i lumtur që ne nënshkruam një kontratë të re. Deri në pesë minuta para se të dilte njoftimi në televizor u tha që rinovimi me Konseisaon do të ishte shumë e vështirë.
Ishte një gjë e mirë që ai nuk e kishte nënshkruar tashmë, kështu që Serxho u njoh me Evropën. Ai ishte në Napoli, Romë, Sevilje, Madrid … duke nënshkruar kontrata “, ironizoi presidenti i Portos.