Mesfushorit të Llapit, Engjëll Hoti, i përfundon kontrata këtë verë me klubin llapjan.
Për futbollistin i cili ka treguar formë të lartë sivjet, ofertat nuk mungojnë nga ekipet e Kosovës, Shqipërise, por edhe jashtë vendit.
Klubi i Llapit po mundohet ta bind futbollistin 24-vjeçar ta vazhdojë kontratën me ekipin nga Podujeva.
Megjithatë një mision i tillë nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi 25-herë kampionia e Shqipërisë, Tirana, është interesuar për Hotin.
Dukagjini raporton se Tirana është e gatshme t’ia plotësoj të gjitha kushtet Engjëll Hotit vetëm ta ketë në skuadër.
Futbollisti pritet t’i ndihmojë Llapit në garat ndërkombëtare, e me pas të vendos për të ardhmen.