Kombëtarja gjermane ka pasur një surprizë së fundmi në qendrën stërvitore teksa inspektorë të UEFA-s janë paraqitur për të bërë analizat e antidoping
10 lojtarë në mënyrë të rastësishme i janë nënshtruar testeve të urinës dhe nga këta 10, 8 prej tyre kanë bërë edhe testin e gjakut.
Megjithatë, për pancerat nuk ka asgjë shqetësuese pasi këto teste janë të zakonshme tashmë para startit të Europianit.
Sa i përket grupit të lojtarëve, Humels pas një problemi në tendinë është bashkuar me grupin, ndërsa jashtë mbetet Leon Goretzka për shkak të problemeve muskulore. Gjithsesi, nuk shihet shqetësuese gjendja e lojtarit të Bajern Mynih.