Pas dy fitoreve radhazi ndaj San Marinos dhe Maltës, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer punës dhe është stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes, “Dardanët” u stërvitën para ndeshjes së radhës miqësore kundër Guineas e cila zhvillohet të martën më 8 qershor.
Në stërvitje morën pjesë kryesisht lojtarë të rinj të ftuar nga Challandes që luajnë në Superligën e Kosovës e për të cilët trajneri zviceran deklaroi se do të vlerësohen nëse kanë potencial për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.
Ndeshjen ndaj Guineas, Kosova do ta zhvillojë në Turqi.