Paul Pogba beson se N'Golo Kante meriton të fitojë Topin e Artë përpara super yjeve si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Ronaldo dhe Messi, dy nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, kanë dominuar në fitimin e këtij çmimi për më shumë se një dekadë.
“Topi i Artë” do të rikthehet këtë vit pasi mungoi në vitin 2020 për shkak të koronavirusit, derisa lista prej 30 kandidatëve do të shpallet në muajin tetor.
Kësaj radhe është një garë shumë më e hapur për çmimin më prestigjioz individual të futbollit.
Dhe ylli i Manchester United, Pogba beson se shoku i tij i kombëtares Kante duhet të fitojë çmimin përpara Ronaldos dhe Messit pas suksesit të tij në Ligën e Kampionëve.
"Ajo që unë do të doja t'i thoja gjithë botës është se Kanten që kemi parë muajt e fundit ka qenë gjithmonë i njëjtë," tha Pogba për “Eurosport France”.
"Ne flasim shumë për performancat e tij por ai ka qenë gjithmonë aq i mirë sa kurrë më parë. Unë thashë shumë kohë më parë se do të ishte jandidati i duhur për Topin e Artë, nëse Chelsea fiton Ligën e Kampionëve. Do të ishte gjithashtu e merituar nga ana e tij”.
Kante shkëlqeu në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, duke dominuar mesfushën ndaj skuadrës së Pep Guardiolas ku edhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Ai vlerësohet si lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij.