Balaj: Në pjesën e parë bëmë presion lartë

Futboll

Balaj: Në pjesën e parë bëmë presion lartë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:28
Balaj: Po të shënonim ndeshja do të…

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, e nisi miqësoren ndaj Uellsit si titullar, shkruan panoramasport.

Në prononcimin pas këtij takimi që përfundoi në barazim pa gola, futbollisti shkodran u shpreh: “Në pjesën e parë bëmë presion lartë dhe ishim më afër portës.

Kishim raste në pjesën e parë. Të krijosh më shumë rrezikshmëri duhet ta ngjisësh më lartë ekipin. Në pjesën e dytë na vunë në vështirësi dhe u detyruam të mbronim me më shumë forca, ishte e vështirë të ngjiteshim. Punuam shumë, harxhuam shumë energji. Në minutat e fundit, ne po mbroheshim me të gjitha forcat.

Gjithsecili mundohet të bëjë zgjidhjen më të mirë dhe Bare në atë moment të pjesës së parë e mendoi ashtu. Punuam shumë si ekip. Ne mbrojtëm si ekip mirë, nuk është se mbrojti vetëm mbrojtja. Në pjesën e dytë u bë më e vështirë.

Po të shënonim ndeshja do të merrte rrjedhë tjetër. Me kundërshtarë të këtij niveli nuk është e lehtë të dalësh te porta e tyre”, u shpreh Balaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat