Coneicao rinovon me Porto-n, presidenti tallet keq: “Nuk ishte në Romë ose Madrid?”

Futboll

Coneicao rinovon me Porto-n, presidenti tallet keq: “Nuk ishte në Romë ose Madrid?”

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 06:47
Pinto da Costa

Sergio Conceicao ka rinovuar me Porto-n.

Presidenti Pinto da Costa, pas zyrtarizimit, ka shprehur lumturinë e tij dhe ka bërë ironi nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit:

“Është me një gëzim të madh që nënshkruajmë këtë kontratë të re. Deri pesë minuta para lajmërimit në tv thuhej se do të kishte qenë shumë e vështirë të vazhdonim përpara me Sergio-n”, ka thënë Da Costa.

“Ka qenë një e mirë që nuk kishte nënshkruar akoma, kështu Sergio ka patur mundësinë të njohë Europën. Ishte në Napoli, Romë, Sevilje, Madrid të nënshkruante kontrata”, ka përfunduar presidenti i Porto-s duke qeshur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat