Tre klubet europiane, raportohet se kanë shprehur interesim për mesfushorin e Schalke 04, Amine Harit.
Milan, Napoli dhe Villarreal po bëjnë garë mes vete, për të siguruar shërbimet e mesfushorit, Harit.
Sipas “Footmercato”, Villarreal kishte ndjekur Harit për muaj me radhë dhe tani janë gati të bëjnë ofertën e parë.
Klubi spanjoll, është në konkurrencë me Milan dhe Napolin, për të siguruar shërbimet e Harit, i cili vlerësohet rreth 10 milionë euro.
23- vjeçari, sezonin e kaluar me fanellën e Schalkes, realizoi dy gola dhe bëri gjashtë asistime në 31 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.