Sergio Ramos largohet nga Real Madrid? Tre klube europiane në garë për mbrojtësin

Futboll

Sergio Ramos largohet nga Real Madrid? Tre klube europiane në garë për mbrojtësin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 09:05
Sergio Ramos

E ardhmja e Sergio Ramos është gjithnjë e më larg Real Madrid. Mbrojtësi spanjoll, i cili nuk do të marrë pjesë në EURO 2020 me ekipin kombëtar të Luis Enrique, nuk ka gjasa të rinovojë kontratën e tij me klubin spanjoll.

Mediat spanjolle raportojnë se ka një krisje totale mes kapitenit të Los Blancos dhe presidentit Perez, aq sa ky i fundit nuk i ka bërë asnjë ofertë për rinovim.

Duke parë situatën klube të mëdha europiane janë hedhur në sulm për të firmosur me futbollistin spanjoll.

Siç raportohet nga “Cadena Cope”, Juventus , Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë në gjurmët e tij .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat