Klubi spanjoll Barcelona dëshiron ta rinovojë kontratën e mesfushorit, Illaix Moriba.
Sipas “Marca”, Barcelona po planifikon t’i ofrojë një kontratë të re Ilaix Moriba.
Moriba ka kontratë me “Blaugranët” deri në vitin 2020, por shumë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, prandaj Barça dëshiron ta blindojë talentin e saj, duke i ofruar vazhdimin e kontratës.
18- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 14 paraqitje me fanellën e Barcelonës në La Liga, dhe realizoi një gol.