Mesfushori, Georginio Wijnaldum, është afër transferimit te skuadra franceze, Paris Saint-Germain.
Sipas mediave franceze, PSG i ka ofruar mesfushorit pagë dyfish më të lartë se Barcelona.
Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, gjithashtu ka telefonuar Wijnaldum duke e bindur të transferohet në Francë.
30- vjeçari, ishte shumë afër transferimit në Barcelonë, por në ditët e fundit në garë është futur PSG duke i ofruar page më të lartë dhe duket se e ka ‘rrëmbyer’ mesfushorin nga duartë e Barcelonës.