Man City, po përpiqet ta bind mesfushorin e tyre Fernandinho të nënshkruajë kontratë të re.
Sipas “Mirror”, City mbetet me shpresë se Fernandinho do të pranojë të qëndrojë në “Etihad Stadium” sezonin e ardhshëm.
Kapitenit të klubit, sapo i ka përfunduar kontrata me “Citizens”, mesfushori ka dashur të nënshkruajë një marrëveshje të re dy-vjeçare, ndërsa City i ka ofruar kontratë vetëm një-vjeçare.
Drejtuesit e Cityt, mendojnë ta mbajnë 36- vjeçarin në ekip duke i ofruar edhe një post brenda klubit pas penzionimit.