Në lamtumirën e Fabio Paratiçit ishin të pranishëm të gjithë eksponentët më të lartë të Juventusit.
Mungesa e vetme që ra në sy ishte ajo e Masimiliano Alegrit.
Ky fakt konfirmon raportin joideal që ish-drejtuesi ka me trajnerin e ri të “Zonjës së Vjetër”.
Në fakt, përpara firmës me Alegrin u përfol se trajneri kishte vënë si kusht për kthimin, pikërisht largimin e Paratiçit që largohet kështu nga bardhezinjtë pas 11 vitesh bashkëpunim.