Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani, i ka dhënë fund beqarisë.
Sulmuesi nga Vushtrria është martuar me Djellza Feratin e cila është nga po i njëjti qytet.
Në foto shihet Florenti bashke me personin e jetës duke e festuar datën më të rëndësishme të tyre në një restorant.
Theksojmë që 24 vjeçari luan në ekipin nga Izraeli, Hapoel Kfar Saba.